Një dekadë pa njeriun më të madh të letrave shqipe ne Breg të Pikëllimit- Nga ; Qazim Thaçi

0

Një dekadë  pa njeriun më të madh të letrave shqipe ne Breg të Pikëllimit-Nga ; Qazim Thaçi

/Përkujtim për Teki Dervishin/

   Po sot, një  dekadë  në Breg të Pikëllimit  pa njeriun e madh  e analistin e jetës së shqiptarit që  mbi të gjitha e diti, se jeta është një hiq,  për të bërë madhështinë  e Tij në epokën jetë. AI që ishte një poliglotë  atdhetarie, që nuk e dinte  At-dheun ndryshe pos në  breg pikëllimi,në këtë katrahurë njerëzore. Kur  filloi të  harrohet fakti se buka është bukë e uji ujë. Sepse ai e dinte  sa  e kush e sa jemi në si komb……!!!!!!A ka  a thua  madhështi më të madhe  që krejt në këtë revoltë të  lë amanet se në  varrim se donte askënd, pos  rrethit të tij familjarë. Ai që kishte miq e  që  kishte dituri pa fund  këtë rebelim e la si një rikujtim që ne  pas tij ta kujtojmë këtë tokë si At-dhe e si Fe e mbi të gjitha si Nanë e Babë . E jo të  sakllëdisemi si çmendurak  pas reve  në qiell e ëndrrave në tokë, Madhështia e tij e pakufi ishte kur Netët i bënin mëngjese me Milazimin e  duke  biseduar  nëpër Vushtrri e Prizren se ashtu e donte  rendi i kohës  për të kënduar e për ta thënë mesazhin e kohës .Të shkruhet pa  u ndal që nga koha kur ndaloi ajo zemër e madhe e Tekiut është pak ,sepse  nuk do ta kisha thënë as çerekun e  asaj që  i  do të thoshte vetëm për një orë  ligjëratë. Ai që nuk guxon të  harrohet assesi e as për një çmim bote është Teki Dervishi. E njoh vetëm një … që nuk e harron, unë i heq kapelen…. /qendrapress.com    

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *