Një dron i madh bie në oborrin e një shtëpie në Mitrovicë, Policia në vendin e ngjarjes
Një dron me një madhësi rreth 2 metrash, që dyshohet të jetë ushtarak ose policor, pa asnjë shenjë identifikuese, ka rënë në oborrin e një shtëpie në lagjen Bair në Mitrovicë, shkruan Reporteri.net.Gazeta Online Reporteri.net ka konfirmuar prej burimeve nga Policia e Kosovës se zona ku ka rënë droni është bllokuar.Zyrtarisht, Policia ende nuk është deklaruar rreth këtij incidenti, pavarësisht thirrjeve të Gazetës Online Reporteri.net.