Një ekip i ri nis kërkimet për ta gjetur burrin që u hodh nga “Ura e Fshejtë”
Në lumin ku para pesë ditësh një burrë rreth 50 vjeç u hodh nga “Ura e Fshejtë” në Gjakovë, është duke vazhduar kërkimi.Sot, klubi i zhytjes “Trepça” janë duke e kërkuar burrin që ishte parë tek hidhej nga ura.Deri tani, ekipet e FSK-së kishin tentuar ta gjenin trupin e tij, por pa sukses. Uji i turbullt e i rrëmbyeshëm u raportua se shkaktoi vëshirësi në këto kërkime, të cilat u ndërprenë.