Një ekip mjekësh nga Italia pritet të vijnë në Kosovë për të ndihmuar në luftën kundër

0

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla, gjatë ditës së sotme ka ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio.

Gjatë kësaj bisede është diskutuar edhe për situatën me pandeminë në vend.

Ministri i jashtëm italian ka konfirmuar që ky shtet do të dërgojë një ekip ushtarak-mjekësor nga Italia në ndihmë Kosovës në luftën anti-COVID-19, shkruan Reporteri.

“Ministri Di Maio më konfirmoi që do të dërgojë një ekip ushtarak-mjekësor nga Italia në ndihmë Kosovës në luftën anti-COVID-19, dhe për këtë akt fisnik, e falënderova përzemërsisht”, tha kryediplomatja e Kosovës.

Ardhjen e mjekëve nga Italia, disa ditë më parë e kishte konfirmuar edhe Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Kosova po vazhdon të përballet me shifra të larta të numri të të infektuarve, ku vetëm gjatë ditës së sotme janë konfirmuar 196 raste të reja dhe 16 raste të vdekjeve. /Reprteri.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *