Një grua ka vdekur në Prizren.
H.V, 47-vjeçare ka rënë në ashensorin e banesës. Rasti u konfirmua nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.“Ju informojmë se me datë 20.06.2024, rreth orës 20:50 kemi pranuar një informatë për një person të lënduar të dërguar nga Urgjenca në Emergjencen Spitalore. Pasi patrulla është angazhuar në rast, është vërtetuar që rasti kishte ndodhur në Prizren, deri te incidenti kishte ardhur pasi viktima kishte thirrur liftin për ta përdorur, dera e liftit ishte hapur dhe viktima kishte rënë në hapsiren e liftit nga kati i dytë dhe për pasoj viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima nuk ka mundur t’u përballojë plagëve dhe kishte ndërruar jetë, nga mjekët e Emergjences êshtë konstatuar vdekja e personit H. V., femër, lindur me 1977 me banim në Prizren. Policia po heton rastin dhe do të veprohet sipas udhëzimeve të prokurorit|, tha Bytyqi