Një grua në Prizren ka tentuar të vetëvritet sonte.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit .Ata kanë bërë të ditur se viktima ka kërkuar ndihmë në spital ku edhe është duke u trajtuar.“Në Spitalin Rajonal ka kërkuar ndihmë mjekësore personi dhe është duke u trajtuar. Njësitet policore janë duke u marrë me rastin për tentim vetëvrasje. Rasti ka ndodhur rreth orës 21:30”, kanë thënë nga Policia e Prizrenit. Rrethanat e rastit ndërkaq nuk dihen ende.