Një grua tenton të vetëvritet në Prizren
Një grua në Prizren, dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së saj.
Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se një 35-vjeçare është dërguar në këtë qendër për shkak të gjendjes shëndetësore, pasi ka tentuar të kryejë vetëvrasje duke konsumuar preparate higjienike.Pas ndërhyrjes së stafit shëndetësor, gjendja e viktimës është stabilizuar dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetë.Lidhur me rastin, është njoftuar edhe Policia e Kosovës, e cila është shkuar në vendngjarje dhe ka kryer ekzaminimet e nevojshme për të zbardhur rrethanat e rastit.Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar si ‘Vetëvrasje në tentativë’.