NJË GRUA VDES PAS AKSIDENTIT NË AUTOSTRADËN “ARBËR XHAFERI”
Një person ka humbur jetën pas një aksidenti në autostradën “Arbër Xhaferi.
Policia e Kosovës ka raportuar në raportin ditor se aksidenti ka ndodhur në mes tri automjeteve.
Viktima grua është dërguar në Institutin Mjekësor Ligjor për obduksion, ndërsa personat e tjerë kanë marrë lëndime trupore.
Të gjithë të lënduarit janë dërguar në spitalin e Prizrenit.
Raporti i plotë:
“Autostradë(NN) 06.10.2020-22:00. Është raportuar për një aksident trafiku në mes të tri automjeteve. Përveç dëmeve materiale lëndime vdekje-prurëse ka pësuar viktima femër kosovare e cila është dërguar në IML për obduksion, ndërsa pesë persona tjerë kanë pësuar lëndime trupore të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit”, thuhet në raport. /Insajderi.com