Një i mitur rrahet nga drejtori i shkollës në Suharekë

0

Një i mitur ka informuar se është keqtrajtuar fizikisht nga drejtori i shkollës.Sipas raportit 24 orësh të policisë, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 11:10, në Suharekë.Siç thuhet në raport, sipas viktimës ngjarja ka ndodhur në objektin e shkollës.Ndërkaq, në raport tutje sqarohet se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është liruar“Viktima mashkull kosovar nxënës (i mitur), ka informuar se është keqtrajtuar fizikisht nga drejtori i shkollës i dyshuari mashkull kosovar. Sipas viktimës ngjarja ka ndodhur në objektin e shkollës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është liruar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *