Një i vdekur dhe 137 raste të reja me coronavirus në 24 orët e fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 137 raste të reja pozitive me coronavirus, ndërsa 49 pacientë që ishin të infektuar janë shëruar.
Po ashtu brenda 24 orëve ka humbur jetën edhe një person i prekur me COVID-19.
Numri total i rasteve pozitive është 16.891 raste nga 80.058 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 653 raste të vdekjes.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.666 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.572.
Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:
49 TË SHËRUAR DHE 137 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 869 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 137 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Spitali i Përgjithshëm, Prizren).
Numri total i rasteve pozitive është 16.891 raste nga 80.058 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 653 raste të vdekjes.
Ne 24 oret e fundit, janë shëruar 49 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.666 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.572.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 54 raste, komuna Gjilan 20 raste, komuna Podujevë 17 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Rahovec 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Junik 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Istog, Mitrovicë, Novobërdë, Obiliq, Prizren, Suharekë dhe Viti.