Një i vdekur dhe 16 raste me koronavirus sot në Kosovë
Një person ka vdekur dhe 16 raste me koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë.Ministria e Shëndetësisë njofton edhe për 17 të shëruar në 24 orët e fundit.Dje janë dhënë 2.137 doza të vaksinës kundër COVID-19. Aktualisht, numri i rasteve aktive është 427.
Njoftimi i plotë:
12 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.137 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.591.886 doza të vaksinës.
Deri më sot 747.723 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.351 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 raste i vdekjes
Sot janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.521. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 427.