Një i vdekur dhe 23 raste të reja pozitive në 24 orët e fundit në Kosovë

0

                    Një pacient i infektuar me coronavirus ka humbur jetën në 24 orët e fundit në Kosovë, teksa janë konfirmuar edhe 23 të reja pozitive. Në raportin 24 orësh të gjendjes me COVID-19, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se të enjten janë shëruar 230 pacientë. Numri total i rasteve pozitive është 107.336 raste nga 602.319 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.242 raste të vdekjes. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.107 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.987.

Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:

230 TË SHËRUAR DHE 23 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR,si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.460 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 23 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar vetëm 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Ferizaj 1 rast (63 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 107.336 raste nga 602.319 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.242 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 230 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.107 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.987. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 5 raste, Pejë 3 raste, Ferizaj 2 raste, Leposaviq 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjakovë, Gjilan, Istog, Klinë, Mitrovicë, Obiliq, Prizren dhe Viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *