Një i vdekur dhe 83 raste me koronavirus sot në Kosovë
Një person ka vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë si pasojë e koronavirusit, derisa është njoftuar edhe për 83 raste të reja .Ministria e Shëndetësisë njofton edhe për 181 të shëruar në 24 orët e fundit.Dje janë dhënë 565 doza të vaksinës kundër COVID-19. Aktualisht, numri i rasteve aktive është 1.597.
Njoftimi i plotë:
02 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 565 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.814.005 doza të vaksinës.
Deri më sot 816.442 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 97.722 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 1.608 testime, 83 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 181 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.679.
Në total numri i rasteve aktive është 1.597.
Bottom of Form
Bottom of Form