Një i vdekur dhe tre të lënduar nga përleshja me armë në Drenas
Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar, si pasojë e një përleshjeje mes disa personave, ku pati edhe të shtëna armësh.
Sipas zëdhënëses së Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 19:00, shkruan Reporteri.net.
“Sot rreth orës 19:00, kemi pranuar informatën se në fshatin Nekoc të Drenasit ka ndodhur një përleshje në mes të disa personave ku përveç mjeteve të forta është përdorur edhe arma e zjarrit”, tha Ahmeti. Bazuar në të dhënat fillestare, ajo theksoi se në këtë rast një person është plagosur nga arma e zjarrit, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime trupore gjatë përleshjes fizike.
“Personi i plagosur nga arma e zjarrit, nuk ka mundur tu përballoj plagëve dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftimin e Ahmetit.
Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor dhe lidhur me këtë rast, janë identifikuar tre persona të dyshuar. /Reporteri.net/
.