Një i vdekur e dy të lënduar në një aksident në Prizren
Azem Baraliu udhëheqës i zyrës operative në Stacionin e Trafikut në Prizren për Rtv ‘’Besa’’ ka konfirmuar se sot, në rrugën Zhur- Prizren rreth orës 7 e 15 minuta, ka ndodhur në aksident me fatalitet, ku për fat të keq një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar në aksidentin që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në dalje të fshatit Zhur në drejtim të Prizrenit. Aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe një veture, viktima e aksidentit është pasagjeri i veturës nga komuna e Dragashit. “Aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe një automjeti civil edhe si pasojë ka vdekur një person, dy të lënduarit, janë dërguar në Prizren por për shkak te lëndimeve të rënda ata janë transferuar në QKUK në Prishtinë, ka njoftuar nga policia Azem Baraliu.