Një mjek shihet si fajtor për përhapje të infeksionit në Bavari

0

Një mjek thuhet se është fajtor për një përhapje të koronavirusit në Bavari, si pasojë e së cilës janë izoluar 275 persona tashmë, shkruan “Bild”.

Raportohet se mjeku ka vazhduar të punojë, ndonëse kishte simptome të koronavirusit.

Kur mjeku Richard V. filloi të kishte simptome, ai iu nënshtrua një testi për koronavirus. Mirëpo, nuk i priti rezultatet. Kur doli se ai ishte i infektuar me koronavirus, ai nuk vazhdoi të punonte.

Sipas Zyrës së Qarkut në Deggendorf (Bavari), pesë persona të kontaktit të mjekut kanë rezultuar pozitivë. Këta kanë pasur kontakt me 275 persona tjerë, që tashmë janë në karantinë dhe janë testuar. Rezultatet pritet të dalin gjatë javës.

Në mesin e personave të kontaktit që kanë rezultuar pozitiv është edhe një nxënëse në “Realschule Schollnach”. Shokët e shoqet e klasës si dhe personat me të cilat ishte ajo në autobus, janë izoluar po ashtu. Madje të hënën për shkak të rastit ishte mbyllur gjithë shkolla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *