Një muaj paraburgim për burrin që dyshohet se vrau gruan e tij më sëpatë në Prishtinë  

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, ashtu që ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve ndaj të dyshuarit I.G (70-vjeçar), për vrasjen e gruas së tij në Prishtinë.Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, zyrtarja për informim e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.Gashi tha se pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtari i procedurës paraprake ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve ndaj të dyshuarit I.G.63 vjeçarja S.G u privua nga jeta ne orët e hershme të mëngjesit të së premtes, ku sipas Prokurorisë së Kosovës ishte qëlluar me sëpatë nga i dyshuari bashkëshorti i saj 70 vjeçar.