Një ngjarje tragjike ka ndodhur të hënën në Suharekë, ku si pasojë ka humbur jetën një fëmijë i moshës 8-vjeçare.

Siç i tha zëdhënësi i Policisë për Prizren, Vesel Gashi, 8-vjeçari ka vdekur pasi e kanë zënë dyert e oborrit.”Policia në Suharekë ka pranuar një informacion që dy fëmijë kërkuar ndihmë mjekësore pasi i ka zënë dera e oborrit. Pastaj të dytë janë dërguar në spitalin rajonal në Prizren, ku nga plagët një fëmija 8-vjeçar, mashkull ka humbur jetë“, tha Gashi. “Ndërkaq motra 6-vjeçare që po vazhdon të trajtohet në spital ka pësuar lëndime serioze”, tregoi tutje ai.