Një nxënës bie nga kati i dytë i një shkolle në Pejë
Gjatë ditës së sotme, një nxënës nga Peja ka pësuar lëndime trupore pasi ka rënë nga kati i dytë i një shkolle.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se Policia i është përgjigjur menjëherë rastit. “Sot rreth orës 12:10, Policia është informuar se një fëmijë (nxënës) ka rënë nga kati i dytë i shkollës, Policia menjëherë ka dalë ne vendngjarje, fëmija është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal në Pejë, dhe nga aty për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar në QKUK-Prishtinë”, ka deklaruar Rugova.