Një person i dehur në Prizren tenton ta vrasë veten
Një person në Prizren tentoi të vetëvritet gjatë ditës së djeshme. Sipas Policisë së Kosovës, dëshmitari mashkull kosovar ka njoftuar njësitin policore se në lokacionin e lartcekur ka ndërhyrë dhe e kishte penguar një person mashkull kosovar që të mos vetëvritet. Viktima kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti sipas policisë vazhdon të jetë nën hetime.