Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti në dalje të autostradës për Prizren.
![](http://qendrapress.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439-1.jpg)
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Po, një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në dalje të autostradës”, tha shkurt Bytyqi.
Ky është aksidenti i dytë me fatalitet në rajonin e Prizrenit brenda 24 orëve.
Gjatë ditës, si pasojë e një aksidenti mes një veturë dhe një autobusi, ka vdekur një 42-vjeçar.
Raportohet se bëhet fjalë për Jetmir Gashin, kirurgun vaskular nga Suhareka