Një provë e thjeshtë për të kuptuar nëse maska juaj është efektive
Meqenëse maska është bërë një pjesë e pandashme e jetës sonë dhe tani është e obliguar të mbahet në vende publike është e rëndësishme që të mos injorohet asnjëherë.
Përdorimi i maskave mbrojtëse ndaj Covid-19 është i rëndësishëm, por në të njëjtën kohë po aq e rëndësishme është edhe zgjedhja e një maske efektive. Me kaq shumë produkte në treg, lind pyetja se si mund të bëhet dallimi i maskave të mira ndaj atyre që nuk mbrojnë 100%?
Fillimisht është e rëndësishme që të kuptojmë funksionin e maskës. Maska kundër Covid-19 nuk vendoset që t’ju mbrojë ju nga virusi, por që të mbrojë personat përreth në rast se jeni i/e infektuar. Pra, funksioni i maskës është që të zvogëlojë mundësitë që ju të transmetoni virusin te dikush tjetër, njofton Insajderi.
Një test i thjeshtë 1-sekondësh ju tregon nëse maska që po përdorni është efektive ose jo. Prof. As.Dr. Natasha Mubeen Chida nga Johns Hopkins Medicine tha në një intervistë për Curious City|WBEZ Chigaco (platformë që mbulon pyetjet e publikut duke i dhënë përgjigje) se për të provuar sa funksionale është një maskë, mund të përdorni një qiri (ose çakmak).
Gjithë çfarë duhet të bëni është që të tentoni të fikni një qiri të ndezur duke mbajtur maskën vënë. Në rast se arrini ta fikni, maska nuk po e bën mirë funksionin e saj, sepse qëllimi kryesor dhe i vetëm është bllokimi i daljes së ajrit.