Një punëtor në Prizren e një në Malishevë bien nga lartësia
Policia e Kosovës ka raportuar të martën për dy punëtorë që ranë nga lartësia në vendet e tyre të punës, gjatë ditës së hënë.Aksidentet ndodhën në Prizren dhe Malishevë.Sipas njoftimit të Policisë, të dy punëtorët janë jashtë rrezikut për jetë.“Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Viktima është jashtë rrezikut për jetë. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë për rastin në Prizren.Njëjtë edhe për rastin në Malishevë, prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes.“Viktima deri sa ka qenë duke punuar, ka rrëshqitur nga një lartësi dhe ka marrë lëndime trupore. Viktima pas marrjes së ndihmës mjekësore në Malishevë është transferuar për tretman të mëtutjeshëm në Prizren. Në vendin e ngjarjes ka dalë inspektori i punës dhe rasti mbetet nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.