NJË VËLLIM ME TEMATIKË SA REALE AQ DHE E DOMOSDOSHME PĒR KOHËN NË TÊ CILËN JETOJMĒ. Shkruan. Nurie Baduni,poete dhe njohëse e letërsisë

0

Për herë të parë marr guximin të bëj një vështrim kritik mbi një vëllim me poezi që më ka lënë mbresa tē pashlyeshme. Dhe guximi im duhet të jetë shumë i madh derisa guxoj me këtë vëllim. Poeti mund të më qortojë mē pas, mund të më përgëzojë….nuk e di. Gjithsesi unë po guxoj kaq pak, ndërkohë që guximi i tij është aq i madh…

Rebeli mē i ekuilibruar, ulëritësi më i qetë. Ky ēshtē poeti BAJRAM TORBA i cili vjen me librin e tij më të ri “ULËRIMA”

           ————————————————————-

        E gjithë qenia e tij ulëret për kete realitet të coptuar, të vrarë, të helmuar.  Nderkohë vështrimi i tij i thellë, në dukje mospērfillës, flet deri në ulërimë.

Një titull i goditur, në një kohë kur gjithë jeta jonë po ulëret me forcë. Të gjithë jemi të përfshirë brenda kësaj ulërime të madhe, ndërkohë që poeti ka kohë që ulëret pērmes penës së tij të hollë dhe vargut mjeshtëror që sjell vazhdimisht.

Notat e tij të ligjërimit janë herë të qeta, herë narrative, herë retoritëse, herë kërkuese, herë ndëshkuese, por ajo që vihet më shumë re është mpleksja e ashpërsisë dhe përplasjes së fakteve, të veprimeve shndërruar në fenomene që bien ndesh me gjithshka të drejtë, me gjithshka që i përket popullit, atdheut, botës mbarë.

Tematika e vēllimit është e gjërë, por të gjitha poezitē pothuajse takohen në një pikë të përbashkēt, pikë e cila përcjell dhe mesazhin kryesor të vëllimit, goditjen e sē keqes.

Libri tē pērfshin në të gjithë gjërësinë e thellësinë e tij, sepse çdo varg, çdo strofë është një realitet i jetuar këtyre dekadave të fundit, janë fenomene që i shohim e ndeshim përditë, që i ulërasim në heshje përditë, që po na vrasin përditë.

Lexuesi i këtij vëllimi me poezi kaq të forta, do të tërhiqet, nxitet,stimulihet dhe dashurohet nga pasioni me të cilën është thurrur çdo poezi, me nota shpirti.

Ja si shprehet poeti në krye të librit:

“Si në korr më vijnë zêrat e netëve mes zhgënjimeve pa fund…

Ndërsa ne rrimë me enrusiazmin e fshehur dhe me pasionin fluturak ngulisim në copa letre fjalë të copëtuara, ku zhgarravisim ditët tona nga ku kërkojmë shpëtim. E me vargje përpiqemi të largojmë helmet, që vërtiten rreth ditëve tona çjerrëse…”

Që këtu, lexojmë shqetësimin që vjen me nota të hidhura, nga thellësia e shpirtit të tij dhe që mundohet t’i “kapërdijë’ me heshtjen në dukje por që ulëret…

“Thonë se vargun e kam të rëndë,

Veç trazoj, veç lëshoj shtrëngatë.”

Ndêrkohë shqetësohet për opinionin e të tjerëve, jo se ç’thonë ndaj tij, por për atë që nuk e kuptojnë ose bējnë sikur…dhe ulëret më fort brenda vetes:

“Më prishët vargun!

Ju që mjerimit i thoni dashuri,

Dhe kënaqeni me lakuriqësinë e tjetrit,

Ju, që i hidhni ndonjërit ndonjë kacidhe,

Kur kacidhembledhësit nga pas ju ndjekin.

Më prishët vargun!

Ato vargje qê i ngre me plot dashuri,

Si tinguj harmonike, me mall prej mërgimtari,

Ndaj ju lë atje…në botën tuaj të nxirë,

Dhe shkruaj për njerëzit me shpirt margaritari.”

Jo si nudiste, por si fenomen i zhveshjes së vlerave morale e shpirtërore por edhe zbrazëtinë e qyteteve, poeti lakon lakuriqësinē me vargje bohemë…

“Lakuriq dhe të zhveshura ndjenjat njerëzore i shoh,

Muret që u ngritën me dashuri nga të moçmit,

I shembën këta…Me lëvozhga plot zhubra e myk, lakuriqësia mbulohet.”

Me ngjyra sa të zbehta deri në zhbërje e sa të errta deri në të nxirë e sheh shpresën për përmirësim, kur thotë: “Shpresa përpēlitet, përlotet nga hallet dhe dertet…por prap ajo zgjohet.”

Dhe ajo që i buron nga brenda, si një kēmbanē shpētimi, është thirrja:

“Unë po iki. Po jo shumë larg. Me sytë prapa jam…T’ju shoh se si buka e fukarasë do t’ju vrasë. T’ju shoh se si do tē hiqeni zvarrē…”

Por edhe këto thirrje e sprapsin për një moment, e bëjnë të përpëlitet brenda ulērimēs së vet, për tu ngritur sërish:

“U lodha! Fjalët e mia porsi vare, nuk bënë asnjë plasaritje…”

Figuracioni që përdor autori, është jo si një kurorë zbukuruese, por vetë veshja e poezive të tij.

“Midis heshtjes hedh një hap tjetër, të largoj mjegullat, një kandil shprese të var në një shkëmb…”

Por brenda kësaj zallamahie ulërimash, kujtohet të ulë pak ritmin e saj, të zbukurojë pak brendësinë e tij duke festuar, por si mbi rrënoja, me ironinē veshur si ngushëllim:

“Një dolli, Për shpërthimet e mēngjeseve e këngët e dlira, Për majën e plumbit, ngelur si hajmali.”

Njē armë të fortë që e mbron me gjithshka të mundet, ka flamurin.

Ndaj në emër të tij kokën e mban lart dhe godet edhe më fort llumin:

“Dua të zbraz britmën time, që s’është e fundit,

Ndërsa ti mbyll veshët veç qesh e gajas,

Lumë dua të bëhem, zvarrë të të nxjerr prej llumit,

Me aromēn e flamurit të përlotur të të godas.”

 Ulërin poeti. Për gjithshka që e sheh të mbrapshtē, të tjetërsuar, të rrëmbyer, të vrarē.

“Pēr bukëshkalët ujërij, aq sa dua të shemb malet, Ulērij për hiçët hajdutë, pērpisllëkun që del nga halet, Ulërij…! Nga britmat zë veshët…Për çfarë të ulërij më parë..?”

Pasi u lodh, jo nga ulëritja, por nga pamundēsia për të bërë dot gjë i vetēm, ne që do të lexojmē librin, na lutet: “Ndaj përbrenda më rri një lutje, Nëse vdes me britmën përbri,  dhimbjet mos mi hidhni tutje! Varrosmini nē tokë si njeri!

Dhe vendos t’ju vëjë fre mendimeve, me mbylljen e librit:

“Ndaj u vë fre mendimeve të mia, Që kërkojnë të derdhen në trotuar, “Shshshttt”-i them vetes-“Mos fol marrëzira! Se tē quajnë të marrë…”

Migjeni goditi fort mjerimin me poemën e tij. Poeti ynë godet padrejtësinë, hajdutërinë, babëzinë, pangopjen, eksodin, zbrazëtinë e pushtetarëve të çdo lloji me të njëjtën forcë. Ky libër, nuk duhet të kalojë lehtë. Ai nuk mund të quhet më një këmbanë alarmi për tē gjithë, por një flamurtar në luftë kundër së keqes.

“Ngrihuni! Diellin të kapim e ta hedhim mbi Shqipëri,

Diellin e botës së madhe, që karshillëk na bën nga lart,

Të vemë nën këmbët e vrara gjethe, kashtë a shkopinj,

Që të mos rrëshkasim nëpër rrugët me baltē.”

Një dialog mjaft mbreslënës ndodhi mes meje dhe poetit në lokalin e tij të preferuar “DIALOG”, ku më dha librin me nje autograf vlerësues.

Poeti Bajram Torba, është regjizori i trupës teatrale “Rikthim” ku unë bëj pjesë. E kam parë edhe aty të ulërasë. Pooor jo me britma, as me ngritje zëri. Me shikimet e tij qortuese dhe disa pasthirrma që vetëm ai di t’i përdorë si mjet për përmirësimin e interpretimeve tona.

I uroj shumë suksese poetit dhe rrugëtimit të librit të tij të sjellë kaq bukur nga Shtëpia Botuese FAST PRINT.’/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *