Një vit në pandemi – Shkruan:Prof ;Shaip Baxhaku

0

Gjendja e pandemisë një vit më pas, nuk është ndryshe nga viti i kaluar. Kemi po ashtu numër të lartë të infektuarve, numër të lartë të vdekshmërisë. Kaloj një vit përplotë sfida, një vit përplot viktima, një vit përplot dhimbje. Prioritet i vetëm deri më tani ka qenë si të ruhemi që të mos prekemi nga virusi dhe nëse jemi infektuar, si të shërohemi dhe përballemi më luftën e pamëshirshme, lufta më COVID 19.

 Tash kemi një shpresë nga bota e medicinës, zbulimi i disa formave të vaksinave. Dhe derisa nuk është arritur vaksinimin masivë i popullsisë, lufta më covid19 nuk ka mbaruar. Si gjendemi ne si Kosovë në këtë situatë? Pos si shtet i vogël dhe pa një ekonomi të zhvilluar, me një sistem të brishtë shëndetsore Kosova si shtet është përballur edhe më kriza të ndryshme politike, që kanë ndikuar negativisht në menaxhimin e pandemisë. Shpresoj që kjo situatë të merr fund. Shpresoj që qeveria e re të ka prioritet numër një dhe të vetëm, luftimin e pandemisë, të ju qëndroj afër njerëzve të prekur, të ju qëndroj afër bizneseve të prekur dhe të bëjë planin të menjëhershëm në tejkalimin e situatës. Dhe kjo arrihet vetëm më vaksinim të popullsisë. Të kërkoj ditë e natë burime të vaksinave, nga shtetet e BE, nga SHBA të, shtetet e rajonit, fqinjët e më gjerë.

                  Jo vetëm si kontingjente të ndihmave, por edhe si produkt të tregut. Jeta e një njeriu është shumë më e shtrenjtë se çmimi i në vaksinë. Po qarkullojnë teori konspirative, jo kjo vaksinë bënë, e kjo nuk bënë! Ne nuk e kemi luksin të zgjedhim. Secila vaksinë që është licencuar duhet të pranohet. Është duke u bërë politikë edhe për këtë “mall” në tregun ndërkombëtar. Por këtë po e bëjnë shtet profitabile që kanë interesin e drejtpërdrejtë ose të tërthortë, por jo shtetet e vogla, shtetet e varfra, si Kosova. Shtetet e rajonit, dikush më pak e dikush më shumë kanë vu në lëvizje diplomacinë, aleancat e tyre dhe kanë arritur të dalin më mirë se Kosova. Kosovës i duhet vaksina, të siguroj atë dhe t’i shmanget pompozitetit publikë. Qytetarit i nevojitet vaksina, bënë të pamundurën siguroja atë. Kjo është një sfidë për qeverinë, një sfidë për institucionet e shtetit, një sfidë për secilin njeri./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *