Një vit pune e suksesi , Institucionit parashkollor’’Dielli ynë’’

Një vit pune e suksesi , Institucionit parashkollor’’Dielli ynë’’
Sot, me një ceremoni solemne sot, u bë përurimi i Institucionit parashkollor’’Dielli ynë’’,ku këtë ceremoni e nderuan kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj,nënkryetari Kujtim Gashi, drejtoresha e Arsimit Luljeta Veselaj Gutaj. Për punë dhe angazhimin një vjeçar të këtij institucioni parashkollor foli drejtori i këtij institucioni Driton Susuri. Ai tha se janë 191 fëmijë dhe janë 2100 metra hapësirë të brendshme me 9 dhoma mësimi. Kryetari Totaj duke përshëndetur gjithë pjesëmarrësit e veçanërisht fëmijët e këtij kopshti tha se tashmë këtu po ndihemi mirë sepse besojë se do të vazhdojmë së bashku me punë e rezultate të përbashkëta tha kryetari Totaj
Drejtoresha e DKA Luljeta Veselaj Gutaj me këtë rast mjaft e entuziazmuar tha se sot me shumë krenari po ju them se kz institucion nuk është vetëm një godinë e re por ka vizionin tonë dhe kjo tregon vizionin tonë të së ardhmes. Pas këtyre fjalimeve fëmijët kana shfaqur një program të pasur artistik për ët pranishmit. Derisa ky institucion me hapësira të jashtme krijon mrekullinë relaksuese për fëmijë e këndi i bukur i lojërave në këtë Institucion zbukurohet me këtë dhuratë që e ka dhuruar fabrika ‘’Liri’’’, ku fëmijët gjejnë ëmbëlsirën e lojërave ashtu siç janë edhe vet prodhimet kësaj fabrike /QendraPress/