Një vit të mbarë e me suksese e uron drejtoresha Luljeta Veselaj Gutaj për nxënësit që nisin betejen e dijes.

Sot,me rastin e fillimit të vitit shkollor në Shkollën fillore ”Abdyl Frashëri”, ku tashmë në tri gjihë filluan 180 nxënës në klasat e para dhe në parafillor në dy gjuhë 120 nxënës sot, ku me këtë rast drejtori i kësaj shkolle Alidin Flugaj ka ururar së pari prindërit e po kështu edhe të gjithë nxënësit dhe fatosat për një fillim të mbarë . Drejtoresha e Arsimit në Prizren,Luljeta Veselaj Gutaj, me rastin e këtij viti shkollor ka uruar të gjithë prindërit, e veçanrisht fëmijët të cilët sot, kanë filluar këtë betejë të dijes. Në Prizren ajo tha se kemi filluar gjithkund mbarë dhe presim që të kemi edhe një fillim të mbarë ku në shkollat e Prizrenit tashmë ka filluar gjithçka mirë e mbarë. Sivjet viti I ri shkollor në Komunë e Prizrenit ka filluar me kohë dhe në të gjitha shkollat dhe besohet se do të ketë suksese sa më të mira/QendraPress/