Një vjedhje e rëndë raportohet të jetë kryer mbrëmë në Prizren. Cak i kësaj vjedhje ishte një lokal-argjendarish.

        Policia e Kosovës u desh të intervenojë pas denoncimit që u bë për këtë vjedhje. Sipas informacioneve të deritanishme raportohet se nga argjendaria “Gold 2000”janë arritur të vidhen katër kilogramë ari dhe argjend.

Vlera e këtyre stolive të vjedhura thuhet se arrin deri në 170 mijë euro. Rasti në fjalë që thuhet që u raportua nga pronari të hënën rreth orës 09:00 u konfirmua edhe nga policia. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi deklaroi se bashkë me prokurorinë po e hetojnë rastin, që po trajtohet si “vjedhje e rëndë”.