Njëjtë sikurse Biden, Sekretari Amerikan i Shtetit i kërkon Serbisë që ta njohë Kosovën

0

                            Pas presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, letër në adresë të Aleksander Vuçiqit me rastin e ditës së Serbisë ka dërguar edhe Sekretari Amerikan, Anthony Blinken. Sekretari amerikan ia ka përsëritur Vuçiqit kërkesën e Joe Biden për arritjen e një marrëveshje finale me Republikën e Kosovës e cila bazohet në njohje reciproke. Blinken thotë se një gjë e tillë do të rriste sigurinë dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor. “Ne jemi të përkushtuar të mbështesim synimin e Serbisë për integrimin evropian dhe inkurajojmë normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Kosovën të përqendruara në njohjen reciproke, e cila do të nxisë siguri dhe stabilitet më të madh në rajon”, ka shkruar në Macron në letrën e tij ka thënë se pret që në muajt në vijim dialogu Kosovë-Serbi të marrë një epilog, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.Presidenti francez ka thënë se pret që ky dialog të përfundojë me njohje reciproke mes dyja vendeve.“Gjithashtu, do të vazhdoj ta mbështes dialogun me Prishtinën të ndihmuar nga ndërmjetësimi evropian, me qëllim që të përmbyllet marrëveshja e gjithanshme dhe përfundimtare e normalizimit të marrëdhënieve. Shpreh dëshirën që sukseset, në këtë drejtim, të ndodhin në muajt në vijim”, shkruhet në letrën e Macronit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *