Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Prizren vazhdon me shtimin e masave te sigurisë ne komunikacion
Zëdhënësi i policisë rajonale Vesel Gashi njofton se drejtoria Rajonale e Policisë ne Prizren, Njësia e Komunikacionit Rrugor, ne vazhdim te implementimit te planeve operative aktive si: ”Siguria ne Komunikacionin Rrugor 2021-2022”, nga datat 28-30 mars 2022 ka identifikuar kundërvajtës ne trafik te cilët nuk kanë respektuar rregullat ne trafik si dhe shenjat e komunikacionit rrugor dhe ndaj tyre janë marr masat komfor ligjeve ne fuqi. Janë shqiptuar gjithsejtë 305 gjoba ne rrugët magjistrale dhe rajonale te rajonit te Prizrenit: Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar; 190 Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar: 8 Drejtimi i mjetit pa patentë shofer: 3 Rripi i sigurisë: 33 Mos respektimi i shenjave te komunikacionit; 14 Skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit: 5 Mjetet pjesëmarrëse në trafik pa sinjalizim të duhur ndriçues: 9 Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër: 4 Përdorimi i telefonit mobil gjatë drejtimit të mjetit: 9 Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor: 30 Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor, qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ngritjen e sigurisë ndaj gjithë pjesëmarrësve në trafik që nuk respektojnë rregullat do të ndërmerren masa komfor ligjit të trafikut./qendrapress.com/