Njoftim për 13 Maj “Ditës të Martirëve” të fshatit Korishë!
Të respektuar qytetarë të fshatit Korishë!
Kryesia e fshatit Korishë njofton qytetarët se me datën 13 Maj ora 11.00 do të bëhen vetëm homazhe në varrezat e Martirëve në fshatin Korishë, kurse aktivitetet tjera nuk do të ketë për shkak se janë duke u zhvilluar punimet e memorialit të Martirëve.
Data e 13 Majit 1999 do të mbetet data më e përgjakur e në historinë e re të Kosovës, pikërisht 22 vite me pare u bë masakrën e tmerrshme nga ushtria dhe policia serbe mbi popullatën e kësaj ane dhe fshatrave të Korishës, Budakovës, Bllacës, Reshtanit , Mushtishtit, dhe të Grejkocit, kjo natë e 13 majit 1999 nga bombardimet e NATO-së, gabimisht kordinatat goditen njerëzit që ishin të rrethuar dhe mbaheshin robe nga forcat serbe, por në anë tjetren filluan edhe sulmet e përgjakshme duke vrarë 77 civil, prej tyre gra, pleq, dhe femijë.
Po kalojn 22. vite nga kjo masaker e kurdisur e forcave paramilitare, në atë natë të kobshëme u martirizuan këto familje: nga familjet Ahmetaj 44.anëtarë, nga familjet Kukaj 12. anëtarë, nga familja Dakaj 4. anëtarë, nga familja Xhaferi 3. anëtarë, të familjes Rexhaj 1. anëtarë, kurse nga fshatrat tjerë të cilet humben të dashurit e tyre janë: familja Suka, nga Bllaca, që humbi 7. anëtarë , familja Palushi, Budakovë humbi 4. Anëtarë, familja Bejselami, nga Reshtani humbi 3 anëtarë dhe familjet Behluli Mushtisht, dhe ajo Selimi, Grejkovc, humben nga 1. anëtarë,
Lavdi Deshmorëve dhe Martirëve të rënë për lirin e Kosovës!
Me respekt,
Bashkësia Lokale
Korishë