Njohja e Kosovës nga Serbia, do të ndodh shpejtë

0

 Ruzhdi Gashi avokat, lidhur me kohën dhe afatin se kur mendoni që Serbia do ta njoh statusin e shtetësisë së Kosovës? Pohon;’’ Serbia ka hyrë në rrugën pa kthim për njohjen edhe formalisht të Republikës së Kosovës. Marrëveshja e 4 shtatorit në Uashington, takimi i përfaqësuesëve të Shtëpisë së Bardhë në krye me z. Grenell sot në Prishtinë si dhe takimet e tij në Serbi, Greqi dhe Izrael, janë maja e Kullës së Babiloni nga ku shihet përfundimi i luftërave shekullore shqiptaro-serbe. Amerikanët, ashtu si në vitet 1999 me çlirimin e Kosovës, në vitin 2008 me Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës që i kanë zgjidhë problemet shpejtë, edhe tani, në zhvillimin e Kosovës dhe rrumbullakimin e shtetësisë së saj, kam besim se, do ta përfundon shumë shpejtë. Për të dhënë sinjale të qarta për këtë, ka mundësi që, Presidenti i SHBA z. Trump, shumë shpejtë, (në tetor të këtij viti), të vizitoj Kosovën dhe përfundimisht të paralajmëroj dhe të vulos edhe njohjen e Kosovës nga Serbia. Njohja e Kosovës nga Serbia, do të ndodh shpejtë, për faktin se, tani me veprimet e shpejta dhe konkrete të Amerikës për Kosovën, njohjen e saj nga Izraeli, implikimin e Greqisë në këtë projekt dhe investimet e shumta të SHBA në Kosovë dhe rajon, janë tregues të qartë se, Republika e Kosovës nuk ka kthim mbrapa dhe se Kosova do të bëhet Shtet i Pavarur dhe Sovran. Republika e Kosovës do të bëhet.’’/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *