Nora Kelmendi emërohet drejtoreshë e Gjeodezisë dhe Kadastrës në Prizren
Nora Kelmendi është emëruar drejtoreshë e Drejtorisë për Gjeodezi dhe Kadastër në Prizren.
Emërimi i saj është bërë sot, raporton PrizrenPress.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.
“Sot në Drejtorinë për Gjeodezi dhe Kadastër kam emëruar znj. Nora Kelmendin, e cila ka një eksperiencë mjaft të gjatë në këtë fushë”, ka bërë të ditur Haskuka.
“Falënderoj drejtorin e deritanishëm, z. Bajrus Sezairi, për punën e realizuar në përmirësimin e shërbimeve në DGJK, kurse drejtoreshës Kelmendi dhe stafit të saj i uroj punë të mbarë në reformat e brendshme për shërbime edhe më kualitative”.
“Me këtë rast, më lejoni që të shpreh kënaqësinë që tanimë gjashtë drejtori të Komunës së Prizrenit janë nën udhëheqjen e grave të suksesshme, me të cilat do të vazhdojmë të punojmë drejt përmbushjes së zotimeve tona!