Nuk do të duhej praktikuar izolimi kolektiv ,por individual të të gjithë personave potencial sëmundje prurës

0

Dr. Xhevat Elezkurtaj drejtor i QKMF-së në Prizren, nëse ndodhë ,ndonjë mbyllje e dytë në Kosovë, sa do ta dëmtonte shëndetin mental te qytetarëve. A ka kushte ekonomike që Kosova ta bëjë edhe nje mbyllje tjetër nga virusi?pohon-‘’ Ndikimi i izolimit dhe mbyllja e individit dhe kolektivit si masë parandaluese për të mos u sëmur apo për ta sëmur dikë tjetër ka shkaktuar reagime në sjelljet interpersonale me pasoja në mirëqenien mendore .Frika qe sjelle sëmundja nuk do kish mjaftuar kur kësaj do i bashkëngjiten pasojat socioekonomike qe sjellë te qenurit i ngujuar. Nga hulumtimet e para qe kemi bere gjatë testimit serologjik te gjithë personelit shëndetësor ka rezultuar se vetëm 10 për qind e tyre kane krijuar një imunitet të përkohshëm ndaj këtij virusi duke na dhënë te drejtën se izolimi klasik i terë shoqërisë nuk do te jep efekte pozitive. Nëse popullata e merr shembullin e personelit shëndetësor qe ka dijte ta ruaj veten kur ka qenë ne balle te rasteve me Covid nëpërmjet maskave dhe higjienës izolimi nuk do ishë i nevojshëm. Nuk do të duhej praktikuar izolimi kolektiv por individual të të gjithë personave potencial sëmundje prurës. Nëse mbyllemi popullata s’do të mundë të punojë dhe pos bukës edhe barnat do i blejë me kredi. Institucionet shëndetësore nuk duhet imituar por urgjent duhet marre masa për rritjen e kapaciteteve nëpër spitale dhe klinika në mënyre që përkujdesja intensive ndaj të sëmurëve të rendë të minimizoje shkallën e vdekshmërisë./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *