Nuk është e natyrshme e as e arsyeshme të gjejë Qeverinë tonë kaq të pa përgatitur- Shkruan:Besnik Dauti veprimtar politik.
Rritja e çmimeve është reale dhe e pritshme, por jo edhe e arsyeshme . Ne ekonomi momentet psikologjike,në një shtet,regjion,kontinent … gjithnjë kanè shkaktua çrregullime në treg dhe ne sistemin monetar. Është e natyrshme qè gjendja ne Ukrainë ka ndikuar ne ngritjen e çmimeve në përgjithësi, por nuk është e natyrshme e as e arsyeshme të gjejë Qeverinë tonë kaq të pa përgatitur. Çfarë ka mund të bëjë Qeveria ? Në këto dhe raste të ngjashme shteti intervenon me mallra nga rezervat e saja obligative, si dhe e mbikyr rrjedhën e funksionimit nè treg. D.m.th. E shet 1 l.vaj tregtarëve nga 1 € te cile e kushtëzon marzhën tregtare deri ne 1o % ,kështu qè blerësi i fundit e blen 1l vaj për 1.1 € + tvsh. Se fundi ( para 2 muaj )Qeveria pat nda 1o mil.per rezerva shtetërore. Mire do ishte tè hulumtohet ” FATI” i këtyre mjeteve. Nëse nuk janë shpenzua për atë qe janë destinua atëherë është problem serioz dhe dëshmì e diletantizmit profesional tè disa Prof. Dr.në poste të disa ministrive. Pa dëshirë të prejudikoj gjërat , nëse është neglizhenca ne pyetje atëherë ajo duhet të trajtohet si rrënimi i bazave të sigurisë që dmth.: Tradhti kombëtare ( këtë e them me plot përgjegjësi morale dhe penale)/qendrapress.com/