Nuk ka zgjidhje tjetër pos të fillohet, sepse nuk dihet kohëzgjatja e virusit!

0

                Msc Lule  Alidema,psikologe klinike se ,a është  Kosova tashmë e gatshme të fillojë  procesin  e Vitit Shkollor në  banka shkollore? shkruan;-“ Nëse shikohet nga shtrirja në numër të personave të infektuar me virus nuk është se ka aq ndryshim, numri është thuajse i njejtë, ndërsa sa Kosova është e gatshme të filloj procesin mësimor varet nga ajo se sa kemi bërë ne përgaditjet, e duhura, dmth, sa institucionet përkatëse për arsim kanë bërë ndonji rregullore për fillim të vitit për këto rrethana dhe kushte që posedojmë.

Sigurisht se nuk është se në Kosovë nuk kemi dhe po aq kushte, nëse duam sigurisht se kushtet mund ti krijojmë!

Nuk ka zgjidhje tjetër pos të fillohet, sepse nuk dihet kohëzgjatja e virusit!

Patëm kushte ose jo procesi mësimore duhet filloj!

Sigurisht përgaditjet duhet bërë në shumë aspekte, dihet se kërkohet higjena të jetë primare, tu sigurohet hapësira ku nxënësit kanë mundësinë të pastrojnë duart më shpesh, të pajisen me mjete higjenike, të rritet stafi i mësimdhënësve, psikologëve, stafit të mirmbajtjes së shkollave!

Dyshoj se ende ka shumë shkolla që as afërsisht nuk i plotësojnë këto kushte, madje as kushtet bazike nuk i kanë të gatshme për fillim të vitit shkollor!

Institucionet dhe personat kompetent sikur po heshtin, dhe dyshoj se kjo heshtje do të na kushtoj!”/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *