Nuk kalon në Kuvend rezoluta e AAK-së për situatën në veri 
Nuk ka kaluar në seancën e Kuvendit rezoluta e AAK-së për situatën në veri, shkruan Reporteri.net. Pro kësaj rezolute votuan vetëm 21 deputetë.Këtë rezolutë sot në Kuvend e ka prezantuar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. “Qeveria Kurti të marrë vendim për shtyrjen e vendimit për targat deri në marrëveshje finale”, pika e parë.“Institucionet e Kosovës në të gjitha nivelet të fillojnë dialogun intensiv për t’u kthyer në institucionet e Kosovës”, është pika e dyte.Pika e tretë e rezolutës është “Qeveria të nis me komunikim intensiv me faktorët më relevantë në vend, duke përfshirë edhe opozitën”.Rezoluta ka kërkuar që Shtetet Bashkuara të Amerikës të përfshihen në dialog deri në arritjen e një marrëveshjeje finale në mes Kosovës dhe Serbisë.Haradinaj ka thënë se për pikën e parë ka lëvizje, poqë nuk është ajo që do të duhej të ishte, pra shtyrja e vendimit sipas