NUK KEMI ULJE TË PAPUNËSISË, POR KEMI IKJE TE POPULLSISË!-Shkruan;Hisen BERISHA,Deputet i Parlamentit të Kosovës

      Tani po i jap të drejtë në reagim, Kryeministrit shqiptarë, kur deklaroi se, “një person që pas moshës 40 vjeçare ka ketë pamje fytyre si ai Vulini i Vuçiqit nuk ja vlen ti përgjigjem”. Por, ky Bislimi i Kurtit, me fytyrën e mbuluar me syze, (si unë), për deklaratën se “ka një ulje impresionuese të pa punësisë” në qeverisjen Kurti, duhet demantuar për diletantizmin deri në injorancë, me të cilin po tallet me gjendjen e rënde sociale të qytetarëve të Kosovës. Së pari, po te kishte rënie ta pa punësisë siç pretendon Zv. Kryeministri Bislimi, atëherë sipas të dhënave të ASK, numri i te punësuarve kontributdhënës ishte 700,000, e tani është vetëm 380,000. Pra, po shihet se nuk kemi ulje të papunësisë, por kemi ikje te popullsisë! Do të thotë se i kemi mbi 400 mijë të pa punë, më pak në Kosovë, sepse kanë ikur jashtë vendit. E shumica e tyre në këto katër vite. Pra ky fakt tregon se popullsia pasivisht ka ikur nga viti 2019, mu për shkak të papunësisë dhe për pasoj se gjendja sociale është pa përballueshme dhe pa perspektives. Për ta dëshmuar ketë, po e krahasojmë vetëm më regjistrimin civil që po ndodh tani, e që na jep shifra të përafërta. Nëse Kosova ka pasur me regjistrimin e vitit 2011, gjithsejtë popullsi rezidente 1.78 milion, ndërkohë, kemi pasur një shtim natyral mesatar prej 25000 lindjesh në vit, që i bie 25,000 x 23 = 575,000 lindje; pastaj mortaliteti mesatar në Kosove ka qenë 8.500 të vdekur, që i bije se në vit i kemi 195.500. Atëherë i kemi 575.000 – 195.500= 380,000. Do te thotë Kosova është dashur ti ketë plus 380,000 banor nga 2011. Pra, nga gjithsej 1.780,000 sa ka pas në regjistrimin e fundit, duhet të jenë me kalkulim të thjeshtë: 1,780,000 +380,000= 2,160,000. Nëse me ketë regjistrim del se popullsia e përgjithshme është 1. 600,000, atëherë ne kemi minus 560,000 Banor. Kjo i bie se nga Kosova kanë ikur për këto vite 560,000 banor. Jo zv. kryeministër, e kryenegociator i vrasjes së shpresave e perspektives së qytetarëve të Kosovës, nuk kemi “rënie impresionuese të papunësisë” po kemi “ikje tragjike të popullsisë” apo të brinjëve dhe atë më përgatitje universitare. E kjo vije si rezultat i përkeqësimit të kushteve të jetës apo varfërimit t skajshëm social, papunësisë dhe pa perspektives, për shkak të ndaljes së zhvillimit ekonomik, degradimit të arsimit dhe shëndetësisë. Po të flasim me gjuhen e statistikave si Kosovë, rreth 16 milion euro i eksportojmë (para të gatshme) jashtë vendit, duke blerë produkte të importuara. Që i bie së në muaj në nxjerrim jashtë vendit 480 milion euro. Këto janë para që dalin nga kursimet/pagat e punëtorëve, zyrtarëve apo në formë kredish të rënda për bizneset. Këto para shkojnë në të shumtën në artikuj të shportës familjare. Edhe pse deklaroni për shifra milionëshe subvencionime, grante, etj. Ministri i linjës duhet të na thotë se ku mbeten 260 milion të subvencionimit të prodhimeve bujqësore? Cili është efekti i tyre, meqë u subvencionua për të rritur produktin vendor? Pse nuk kemi prodhim me te madh e çmime më të lira, nëse me të vërtet kemi subvencionim. Por, po blejmë produkte nga jashtë, e jo cilësore. Ministër për shkak të keq ushqyerjes kemi 700 raste te reja me kancer. A erdhën me premtimin se do t’i përkrahin prodhuesit për prodhimet vendore, për t’i zëvendësuar prodhime të huaja. Ndërsa këta jo vetë që nuk i ndihmuan por me Ligjin e ri për ATK, po bëhen pengesë, po iu ulnin rentabilitetin dhe po i falimentojnë ndërmarrësit dhe investitorët e mundshëm. Po ashtu sipas ASK, deficiti tregtarë ka kapur shifra marramendëse. Viti 2023, është mbyllur me disbalancin në mes eksportit të produkteve vendore dhe importit të produkteve të huaja, në vlerë prej 5.5 deri 5,8 miliardë. Një ekonomi mesatarisht rentabile është, kur ka bilanc tregtar së paku 50 /50 eksporti e importi apo eksporti është me i madh. Gjendja e ekonomive familjare është stërkequr në nivel të njëjtë si në vitet e para pas luftës, pasi që siç ka deklaruar vet kryeminatori në foltoren e kuvendit, numri i të mbështeturve me ndihma sociale 20 apo 100 euro në fund të vitit, ka shkuar rreth 400 mijë, dhe sipas tij po ashtu, janë hapur edhe 13 kuzhina popullore, ku mund të ushqehen falas qytetarët në varfëri të skajshme që nuk e sigurojnë dot as bukën e gojës. Nja dukuri që duhet venë në pah është po ashtu, vazhdimi i degradimit të tokës bujqësore? Kur ishin në opozitë, çdo ditë kanë ngritur akuza më shume fiktive dhe për të krijuar recepcion te masat se sa real, duke e pretenduar ketë fenomen, edhe pse në qeverisjet e kaluara, operatorëve ekonomik ju ka mundësuar të punojnë, por jo ta degradojnë ambientin dhe tokat bujqësore. Kurse sot, ju jo vetëm që nuk po ju ndihmoni të punojnë operatoret ekonomik por po i pengoni, edhe token bujqësore po e degradon. Kujtoj kohen kur ishit në opozitë dhe akuzonit për pika karburanti. Tani jo vetëm që nuk i ndaluat por po i lejoni të ndërtohen edhe vend e pa vend, duke cenua edhe infrastrukturën kritike! Pra sot, qytetarëve ju intereson vetëm gjendja e tyre sociale dhe ekonomike, dhe se, a mundet në fund të muajit t’i paguaj faturat dhe të mbijetoi. Kryeministri ka deklaruar se ai vetëm jeton. Kështu njëjte edhe të gjithë ata që përbëjnë qeverisjen Kurti dhe spektrin politik. Të njëjtit, po ashtu, po mundohen që me iniciative politike e patriotike në veri, nxitjen e patriotizmin kundër ndërkombëtarëve dhe punën revolucionare në infrastrukturë rrugore në muajt e fundit të qeverisjes, t’i mbulojnë dështimet në ekonomi dhe krimin e organizuar të hajnisë edhe në rezervat e shteti, librat e familjeve, energji, etj. Qytetarët e zhveshur nga dinjiteti për shkak të varfërisë sociale, nuk kanë interes më për tema e veprime patriotike deri në patetizem, me karakter populist që ju lexohet synimi për efekt elektoral, duke mos kuptuar se Kosova dhe qytetarët e saj kanë nevojë të qeverisen e zhvillohen e jo të ushtrohet pushteti politik mbi to. E një forme të tillë pushtetrimi e kemi parë këto katër vite të qeverisjes nga kjo qeveri./www.QendraPress.com/