Nuk mund të zhvillohet Kosova përderisa udhëhiqet nga politikanë e, pushtetarë qe paguhen 40-50 fish më shumë se populli

0

Nuk mund të zhvillohet Kosova përderisa  udhëhiqet nga politikanë e, pushtetarë qe paguhen 40-50 fish më shumë se populli

Shkruan;Ruzhdi Gashi,avokat

     Nuk mund të zhvillohet Kosova përderisa ajo udhëhiqet nga politikanë me programe qeverisëse ku, pushtetarët paguhen 40-50 fish më shumë se populli kur politikanët marrin të ardhura mujore nga 5000 € kurse populli nga 90 €.

   Nuk mund të zhvillohet Kosova kështu e izoluar dhe në kthetrat e Evropës, pa miqësi me Amerikën. 

  Nuk mund të zhvillohet Kosova e udhëhequr nga politikanë që mendojnë vetëm për veti duke luftuar vetëm për ndrrime postesh e jo për ndrrime programesh qeverisëse në të mirë të popullit.

    Kosova mund të zhvillohet vetëm atëherë kur, ajo udhëhiqet nga një logjikë qeverisëse ku, politikani mendon dhe punon edhe për popullin ashtu si për veti dhe ku diferenca e të ardhurave nuk guxon të jetë më e madhe se 1:5, kur;

– socialet të jenë 300 €,

– pensioni të jetë 400 €,

– rroga minimale të jetë 500 € dhe

– rroga maksimale të jetë 1500 €.

Pa këto kushte nuk mund ta përballojmë suksesshëm  sa luftën me pandeminë COVID-19.

   Për punën e shumëfishtë dhe korrupsionin e politikanëve nuk po flasim, ato janë të rregulluara me ligj të cilat vetëm duhet të zbatohen./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *