Nuk procedohet kërkesa e LDK’së për seancë, kabineti i Osmanit thotë se nuk iu ka shkuar asnjë kërkesë

0

“Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani nuk i ka ardhur asnjë kërkesë për seancë të jashtëzakonshme deri në orën 16:00”, kështu ka thënë këshilltari për media i U.D. të presidentit, Vjosa Osmani.


Kërkesa e 40 deputetëve për një seancë të jashtëzakonshme nuk është proceduar brenda afateve të caktuara. Këtë e ka konfirmuar për Express nga kabineti i Vjosa Osmanit.

Kërkesa që të mbahet seanca e jashtëzakonshme për buxhet dhe ratifikimi i një marrëveshje ndërkombëtare do të mbahet të hënën në ora 11:00.

Këtë e ka konfirmuar edhe shefi i grupit të Kuvendit të LDK’së, Arben Gashi në një status në Facebook.

“Me kërkesë të mbi 40 deputetëve nënshkrues, ditën e Hënë në ora 11:00 mbahet seanca e jashtëzakonshme për aprovimin e ligjit për ndarjet buxhetore, poashtu në rend dite është edhe miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare që janë në procedurë. Pastaj shkojmë në zgjedhje!”

Partitë politike, pjesë të koalicionit qeverisës dhe PDK’ja nga opozita kanë bërë të ditur se do të votojnë buxhetin për vitin e ardhshëm para shkuarjes në zgjedhje. Kjo është bërë pas vendimit të Kushtetueses për shpalljen jolegjitime të votës së deputetit Etem Arifi dhe shkuarjes në zgjedhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *