Nuk tha se e zuri gjumi, mediumi kroat zbulon dëshminë e shoferit që dyshohet se e shkaktoi aksidentin tragjik

0

Mediumi kroat, Jutarnji list e ka siguruar jozyrtarisht deklaratën në Polici të shoferit nga Kosova i cili dyshohet se e shkaktoi aksidentin e tmerrshëm në Slavonski Brod të Kroacisë, nga i cili vdiqën dhjetë persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan.Ky medium raportoi se ka gjetur një deklaratë për Policinë, e cila nuk është dëshmi në procedurë, ku shoferi D. L. (52 vjeç) nuk kishte thënë asnjëherë se e kishte marrë gjumi, por kishte deklaruar se diçka e kishte shqetësuar gjatë vozitjes, pas së cilës autobusi doli fatalisht nga autostrata, transmeton Gazeta Express.

Vetëm pasi të jetë lexuar tahografi do të jetë e mundur të përcaktohet nëse shoferi i autobusit të tragjedisë ishte në përputhje me të gjitha rregullat e punës së tij.Sidoqoftë, një dëshmitare, e cila u mor në pyetje në Slavonski Brod të martën gjatë hetimeve emergjente, tha në dëshminë e saj se dy shoferët kishin vozitur në linjën Frankfurt-Prishtinë për të paktën 15 vjet.Gjyqtari hetues i Gjykatës së Qarkut në Slavonski Brod të martën në mëngjes urdhëroi një paraburgim njëmujor për shoferin e autobusit Deva Tours.Rasti u mor nga Prokuroria e Shtetit të Qarkut Slavonski Brod, e cila propozoi që ndaj shoferit të caktohet masa e paraburgimit për shkak të rrezikut të arratisjes, me arysetimin se ai është shtetas i huaj, gjë që gjykatësi e pranoi. Mbrojtja e shoferit u caktua më pas me avokatët e Zagrebit Igor Cishper dhe Ljubo Pavasoviq Viskoviq , të cilët raportohet se ishin punësuar nga familja e shoferit.

Prokurorët kroatë deri më tani kanë arritur në konstatimet se ky ishte një formë e kualifikuar e aksidentit të rëndë të trafikut, për të cilin shoferi mund të përballet me dënim deri në 15 vjet burg.Edhe pse doli informacioni se shoferi e kishte pranuar në një moment se e kishte zënë gjumi gjatë vozitjes, avokati i tij, Cishper e mohoi të martën, duke thënë se klienti i tij nuk i kishte thënë kurrë askujt se kishte fjetur. Shoferi u mbrojt me heshtje kur u mor në pyetje për herë të parë nga Policia dhe më vonë para Prokurorisë së Shtetit, duke mos dashur të thotë asgjë.Shoferit, siç ndodh gjithmonë në raste të tilla, i është marrë gjak dhe ekzaminimet paraprake nuk përcaktuan praninë e alkoolit ose drogës. Gjithashtu, deri më tani nuk ka indikacione se dikush tjetër përveç shoferit mund të dyshohet për ashkaktimin e njërit prej aksidenteve më të tmerrshme të trafikut që ka ndodhur në Kroaci.Shumica e pasagjerëve, ndërkohë, ishin në gjumë në kohën e aksidentit, rreth orës 6:00, kështu që ata kryesisht mbajnë mend momentin e përplasjes dhe nuk dinë asgjë për rrethanat që i paraprinë tragjedisë. Disa prej tyre, që e kaluan këtë aksident pa pasoja të dukshme fizike, dhanë dëshmi në gjykatë.Zëvendës Prokurori i Shtetit të Qarkut në Slavonski Brod, Franjo Kopunia, njoftoi në një deklaratë për media se si pjesë e hetimit të aksidentit, do të urdhërohet një ekspertizë e autobusit për të parë nëse ka pasur ndonjë prishje. Se si ka ndodhur saktësisht aksidenti nuk dihet për momentin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *