Numër i madh i qytetarëve nga Kosova janë nisur drejt Shqipërisë
Numër i madh i qytetarëve nga Kosova janë nisur drejt Shqipërisë mëngjesin e kësaj të shtune, duke krijuar fluks të madh të veturave në pikën kufitare në Morinë,
Sipas policisë kufitare deri në orën 9 të mëngjesit kaluan rreth 1,700 automjete dhe rreth 4,700 qytetarë të Kosovës drejt Shqipërisë.
Mësohet se Policia Kufitare po punon me 4 sportele, për të shmangur radhët e gjata.
Ndërkohë fluks mjetesh e qytetarësh është vënë re edhe në drejtim të Kosovës.