Numërohen mbi 17 mijë vota të diasporës.
Është duke vazhduar numërimi i votave me postë apo votave nga mërgata në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.Deri më tani janë numëruar 17 mijë e 159 vota nga rreth 56 mijë e 910 vota të aprovuara nga diaspora.Sipas të dhënave nga QNR (tabela e përditësuar rreth orës 19:00) rezultatet deri më tani janë si më poshtë:
LVV – 12,700 vota
PDK – 1,499 vota
LDK – 1,440 vota
6 AAK – 732 vota
NISMA – 162 vota
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve mbrëmë ka përfunduar numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.Pas numërimit të 29 mijë e 490 votave, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 14 mijë e 939 vota.E dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 4,997 vota.Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e treta me 2,944 vota, pasuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 2,167 vota.