Nxënës të dy shkollave të Prizrenit pritet te kryejnë praktikat ne Turqi
Edhe pse ditë pushimi, sot, patëm një takim shumë të frytshëm me koordinatorin e Qendrës Kulturore të Kosovës në Bursa të Turqisë, z.Recep Gündüz.
Takimi kishte për qëllim, organizimin e praktikës profesionale në Turqi, për nxënësit e 2 shkollave profesionale nga Komuna e Prizrenit.
Varësisht rrethanave pandemie, është paraparë që gjatë vitit 2021, në kompanitë vendore në Bursa të Turqisë, për profilet përkatëse, praktikën profesionale t’a ushtrojnë një numër i caktuar i nxënësve të QK ,,11 Marsi” dhe SHME ,,Ymer Prizreni.’’ Njofton Xhelal Susuri./qendrapress,com/