Nxënësit që nuk e kaluan testin e maturës do të kenë një mundësi të dytë.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se afati i dytë i testit të maturës do të mbahet më 10 tetor
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për medias nga MASh’i.
“Këshilli Shtetëror i Maturës (KShM) ka mbajtur sot takimin e radhës ku është diskutuar për afatin e dytë të Maturës Shtetërore 2020 dhe është vendosur që data 10 tetor 2020 të jetë dita e mbajtjes së Testit të Maturës për afatin e dytë”, thuhet në njoftim.
“Kryetari i KShM, Gëzim Berisha, ka bërë të ditur se nga data 15-24 shtator, maturantët e mbetur për afatin e dytë do të mund ta paraqesin testin, rezultatet e të cilit do të bëhen publike më 16 tetor 2020. Ai ka theksuar se, më pas, nga data 19-21 tetor do të jetë afati i ankesave, rezultatet e të cilave, pas shqyrtimit do të publikohen më 23 tetor, për të shënuar kështu përfundimin e gjithë procesit të Maturës Shetërore për këtë vit”, thekson njoftimi.
Bëhet e ditur se në afatin e parë të Maturës Shtetërore, testin e kanë kaluar 17.105 nxënës nga 25.362 sa kanë marrë pjesë në test, ndërsa për 8.257 maturantë mbetet si mundësi edhe afati i dytë i Provimit të Maturës.