O Zot! Sa të lumtur jemi…!?Shkruan;Setki Q.JASHARI

Sa me fat jemi që jetojmë në Shqipëri…!?

E gjithë bota nuk ka më probleme për katër muaj…

Për katër muaj, askush nuk do të flas për asgjë…

– As për fëmijët e vrarë në Palestinë…

– As për emigrantët që mbyten në brigjet e Greqisë, Italisë, Spanjës, Francës….

– As për fëmijët që nuk kanë para, të blejnë një çokollatë, një pal këpucë, një abetare…

– As për pleqtë që nuk u dalin lekët të blejnë ilaçet, të pijnë kafe…

– As për të vetmuarit, të braktisurit që vdesin kolibeve pa patur asnjë ndihmë…

– As për abuzimet seksuale me mosha foshnjore…

– As për nënat, gratë femrat që meshkujt anakronik i dhunojn e vrasin barbarisht…

– As për vrasës me pagesë e drogaxhi që drogojnë nxënësit nëpër shkolla…

– As për vjedhjet dhe shkatërimin e pasurive kombëtare…

– As për mashtrimet nga bankat, apo individ të veçantë…

– As për Dardaninë, Iliridën, Çamërinë, Himarën….të cilat dhunohen sistematikisht nga barbarë…

Për katër muaj nuk do të flitet, për asnjë lider dhe wip të botës, për asnjë eveniment e ndodhi, as për Dubain, as për Parisin e Los-Anxhelon, as për Romën e Stambollin, as për Putinin, Erdoganin, Makronin…

Për katër muaj e gjithë bota sy e vesh është e mbërthyer në: Fenomenin hyjnor ALLA-SHQIPTAR, “Big Bradher Wip Albenia”

Ma ky fat, kjo lumturi nuk ekziston në asnjë vend e komb të planetit TOKË…

Sa me fat jemi ne shqiptarët…

Mjafton të nxjerësh brekët, të bësh ca zhgaravina në trup, të bësh bla-bla-bla në ndonjë nga mediat-plehëra, ani se për llomotitjet tuaja paguhesh sa paga e 100 pensionistëve fakirhane, mjafton të jesh llapist që fshin prapanicën e ndonjë padroni, mjafton të jesh gënjeshtar dhe të shtiresh bukur…dhe quhesh WIP, dhe gëzon të drejtën të marësh pjes në: OAZIN E LUMTURISË KATËR MUAJSHE, BIG BRADHËR, ku gëzon të drejtën, të tallësh bythën, të bësh çfar të kesh dëshirë, sepse jeni Vip, bile dhe të shpërblehesh për plehërat tuaja neveritëse…

Sa me fat janë vërtet shqiptarët…

– I ze gjumi i ëmbël, duke ndjekur WIP-Rripat, se sa bukur luajnë komedi absurditeti; si qajnë fallso, kur i merr “malli” për botën e lirë, si hanë, zgërdhihen, flenë, zihen, luajn, pjerdhin, dhjesin…

– I ze gjumi, duke parë majmunin Cita nga ballkoni të bëj serenata dashurie, dhe Mul Noka, duke imituar Tarzanin e xhunglës, për ti bërë qefin se xhungla vërtet ekziston

– I ze gjumi, duke parë të madhin Çim Peka që dirigjon korin e kukuvajkave që gjithmoni i bien fyellit veç në një vrimë…

– I ze gjumi, duke parë Lugatin dy metrosh se si përdridhet kur flet, si me e pas bananen brenda sumës…

– I ze gjumi duke parë të famshmit: Fevziun, Gridën, Klodin, Sonilën, Adin, Bushatin, Shllakun, Rakipin, Xhaxhiun… Sa bukur ligjërojnë, të gjithë gazetarët, opinion-dhistët, ana-oral-listët, të gjithë, sepse të gjithë, sikurse Lugati dy metrosh, bananen brënda në sumë e kanë…

Sa e neveritshme të ndjekësh mediat shqiptare, të jetosh në Shqipëri….

Dhe si gjithmonë, natyrshëm, rrjedhin pyetjet…

– Si ka mundësi që ekziston një komb kaq grotesk, kaq injorant në planetin Tokë!?

– Si ka mundësi që nuk funksionin asnjë institucion shtetëror që mbron qytetarin dhe të kontrollojë ekstremin e mediave kaq fantazma, kaq të neveritshme, të cilat bëjnë formate dhe emisione ekstreme, absurde, amorale, veç duke llogaritur fitimet e tyre, pa llogaritur dëmin moral dhe financiar që i bëjnë shoqërisë dhe komuniteteve…

– Ku i gjejnë paratë këta qytetarë që ankohen çdo mëngjes, se po vdesin për bukë, se nuk kanë lek të paguajnë ujin, rrymën elektrike, taksat bashkiake dhe paskan para të paguajnë për të ndjekur formate anti familjare, anti shoqërore e morale…

MOS VALLË JETOJMË NË NJË RESORT EKZOTIK, KRIJUAR ME KUJDES NGA BOTA, E CILA GJASME NA QAN HALLET SHUMË DHE ATA EKSPERIMENTOJNË ME NE: SE SI REAGOJMË NDAJ FENOMENEVE SHOQËRORE, GJASME SI KOMBI MË I ZGJUAR, MË I PASUR, MË I LUMTUR…

Sepse vërte është çudi që me gjithë këto media dhe vipa që kemi dhe botën që na do kaq shumë… dhe ne gjithmonë qahemi se vuajmë….!?/www.QendraPress.com/