OBSH e shpall vetminë kërcënim për shëndetin dhe krijon platformën për ta luftuar
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur vetminë si një problem shëndetësor global dhe ka krijuar një komision ndërkombëtar për ta luftuar. Komisioni i ri, i udhëhequr nga Kirurgu i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara Dr. Vivek Murthy do të funksionojë për tre vitet e ardhshme dhe do të shohë se si vetmia dhe izolimi shoqëror mund të ndikojnë në shëndetin fizik, mendor dhe emocional, me Murthy, 46 vjeç, që sugjeron se efektet mund të jenë po aq të këqija sa të pish deri në 15 cigare në ditë. “Duke iu referuar pasojeve të thella shëndetësore dhe shoqërore të vetmisë dhe izolimit, kemi një detyrim të bëjmë investime deri në adresimin e problematikës”, tha Murthy.