OBSH: Moti i ftohtë nuk ndikon në transmetimin e Koronavirusit

0

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se koronavirusi mund të transmetohet në të gjitha kushtet e motit dhe se nuk ka asnjë arsye për të besuar se moti i ftohtë është vdekjeprurës për virusin.

Bora dhe shiu mund ta bëjnë të vështirë transmetimin e virusit nga sipërfaqet e ndotura, por ai transmetohet kryesisht nga personi në person.

Shkencëtarët kanë frikë nga moti i ftohtë kryesisht pasi njerëzit do të kalojnë më shumë kohë në hapësira të mbyllura të përbashkëta ku lehtësohet përhapja e virusit.

Transmetimi i infeksionit është i vështirë në hapësirën e hapur, por ekspertët paralajmërojnë se pa një maskë mbrojtëse, virusi mund të transmetohet lehtësisht në këto hapësira.

Ata thonë se mbajtja e maskës dhe distanca fizike janë mënyra më e mirë për të parandaluar përhapjen e virusit, raporton AP.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *