Oda e Prizrenit/Chamber of Prizren pjesë e Punëtorisë për përgatitjen të projektit të ardhshëm regjional të OeAD-së.

Oda e Prizrenit,do të jetë pjesë e Punëtorisë për përgatitjen të projektit të ardhshëm regjional të OeAD-së, i cili do të organizohet më 11 qershor 2025, në Hotel “Sirius” në Prishtinë. Qëllimi kryesor i projektit të Ri Regjional, i cili përfshin Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, do të fokusohet në promovimin e një imazhi pozitiv të Arsimit dhe Aftësimit Profesional (AAP) dhe rritjen e dukshmërisë të tij përmes orientimit efektiv për karrierë dhe/ose ndërmarrësisë, siç është propozuar nga ana jonë. Në kuadër të këtij koordinimi kombëtar ,qëllimi ynë është të vendosim së bashku me partnerët tanë institucional dhe ekspertë,për qasjet dhe modalitetet. /QendraPrizren/