Oda e Prizrenit dhe Oda e Ekonomike Koblenzit organizuan Ekspozitën dimërore të zejtarisë në Prizren.
Sot, në mjediset e Shtëpisë së Kulturës në Prizren, Oda e Prizrenit dhe Oda e Ekonomike Koblenzit të Gjermanisë organizuan Ekspozitën Dimërore të zejtarisë në Prizren. E ku në hapje të kësaj ekspozite pos 45 pjesëmarrësve , nga 96 zejtarë sa kanë shprehur dëshirën e që të jenë , por për shkak të hapësirës janë vetëm 45 zejtar, e nderuan edhe ministrja Rozeta Hajdari, Nga oda e Kobelnzit shefja e projekteve Konstanze Kysel, zv ministri i Kulturës Sylejman
Elashnani, s Zef Dedaj nga KIESA , drejtori i Turizmit në Prizren Ramadan Tarashaj dhe shumë e shumë pjesëmarrës të tjerë. Fillimisjt hapjen e këtij panairi sot, e ka bërë kryetari i kësaj Ode Afrim Tejeci, i cili ka folur për këtë organizim si dhe rolin dhe rëndësinë që ka kjoi ekspozitë. Ai ka falënderuar edhe bashkorganizatorët.
Këtë hapje e aa përshëndetur edhe Dren Krusha koordinatorë i Odës për Kosovë, i cili ka falënderuar përkrahjen dhe njëherit ka uruar që kjo ekspozitë të shërbejë në veprimet e mëtejme të Odës
Ministrja Rozeta Hajdari me këtë rast ka falënderuar drejtorin Tejeci dhe ka potencuar se ne tashmë po bëjmë shumë për zejet sepse kjo është edhe detyrë dhe trashëgimi nga të parët tanë., Pastaj ajo tregoi se ata që kualifikohen do të jenë artizan.
Kurse pati edhe një program të pasur artistik. Pas programit artistik është mbajtur edhe një diskutim në panel i ishin ;Afrim Tejeci.drjtor i Odës nga Ministria e Industrisë , Ndërmarësisë dhe Tregtësitë, Zef Dedaj nga Oda e Koblenzit zonja Kostanze Kysel m nga komuna drejtori Ramadan Tarashaj dhe Edona Turtulla Rada. Ku më këtë rast janë trajtuar edhe temat që lidhen me ligjin që duhet të kenë zejtarët si dhe është bërë krahasimi mes Kosovës e Gjermanisë sa i përket zejeve tradicionale .
Kurse si pjesëmarrës folën edhe Liri Ramadani nga Posta e Kosovës përfaqësues rajonale në Prizren që tregoi për disa angazhime që tashme i kryen posta në shërbim të qytetarëve të mos shkoj në Prishtinë si vula apostolike , pastaj edhe një numër shërbimesh tjera shumë të rëndësishme .Shpresa Makasqi pastaj foli për rolin dhe rëndësinë që kanë këto panairi dhe tha se mundet të jetohet mirë.
Edhe drejtori Tejeci tha se këto panaire e kanë si qëllim që të krijohen kushte sa m të mira për zejtarët. Kurse për mbështetje tyre edhe Ramadan Tarashaj tha se katoi janë shumë të rëndësishme .Kjo ekspozitë filloi sot de të zgjasë deri më 21 dhjetor 2025